Nga Dembele te Yamal, Ronaldo dhe…Djokovic; të gjithë fituesit e Globe Soccer Awards 28/12 19:37
Luis Enrique është shpallur zyrtarisht Trajneri më i Mirë në edicionin 2025 të Globe Soccer Awards, duke u vlerësuar për suksesin e jashtëzakonshëm në krye të Paris Saint-Germain.
Tekniku spanjoll ka udhëhequr PSG-në drejt një sezoni historik, duke fituar plot gjashtë trofe gjatë vitit 2025, një arritje që e ka vendosur atë në krye të trajnerëve më të suksesshëm në futbollin europian.
Ky çmim konfirmon ndikimin e madh të Luis Enrique te klubi parisien, si në aspektin taktik ashtu edhe në ndërtimin e një skuadre konkurruese në të gjitha frontet. Sukseset e tij kanë forcuar pozitat e PSG-së në arenën ndërkombëtare dhe kanë rritur pritshmëritë për vazhdimësinë e këtij projekti ambicioz.
Top Channel