“Të rëntë kanceri.” Urrejtje dhe kërcënime në rrjetet sociale kundër lojtarëve të Barit, e publikon zonja Castrovilli
Edicioni i katërt i ‘Betejës mes Gjinive’ në historinë e tenisit i shkon Nick Kyrgios. Në duelin e zhvilluar në Dubai australiani iu imponua Aryna Sabalenkës në pak më shumë se 1 orë duke e mundur me rezultatin 2-0 me sete 6-3 dhe 6-3.
Tenistja bjelloruse në lojën e saj bëri disa goditje të mrekullueshme që u vlerësuan nga publiku i pranishëm, ndërkohë që rivali i saj e mori pak lehtë në fillim për të rritur më pas ritmin e tij dhe për të fituar këtë ndeshje. Kjo është hera e tretë që ‘Betejën mes Gjinive’ e fiton një tenist mashkull në 4 sfidat e zhvilluara.
Kyrgios e mori me shaka fillimin e setit të parë dhe në këtë pikë bjellorusja ishte partnerja ideale teksa i përgjigjej provokimeve të tij dhe arrinte edhe të ngacmonte Kyrgios teksa arriti t’i marrë game me shërbimin e tij. Seti i parë u fitua 6-3 nga Kyrgios, ndërkohë që fillimi i setit të dytë ishte shumë i mirë për Sabalenkën që arriti të marrë kryesimin në 3-1. Kyrgios reagoi dhe arriti të përmbysë këtë disavantazh për të fituar edhe këtë set 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-0.
Kështu edhe pas këtij dueli, Billie Jean King mbetet e vetmja teniste femër që ka fituar ‘Betejën mes Gjinive’ teksa në vitin 1973 mundi Bobby Riggs.
Top Channel