Messi merr ofertën e rrallë, të rikthehet tek klubi ku e filloi në Argjentinë, angazhohet edhe qeveria
Kjo e dielë ishte dita e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Globe Soccer Aëards, një ceremoni që ka nisur të zhvillohet në vitin 2010 në Dubai.
Ishte e lehtë të mendohej që për vitin 2025 triumfuesi të ishte Ousmane Dembele I PSG për kontributin e dhënë prej tij në triumfet e klubit parizien sezonin e kaluar. Sulmuesi mundi në këtë garë shokun e tij të skuadrës Vitinha, Kylian Mbappe dhe dyshen e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha. Në futbollin e femrave, trofeu i Lojtares më të Mirë i shkoi Aitana Bonmati të Barcelonës që e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi. Mesfushorja katalanase mposhti konkurrencën e Alexia Putellas, Alessia Russo, Mariona Caldentey dhe Melchie Dumornay.
Cmimi si trajneri më i mirë i vitit padyshim që shkoi te Paris Saint Germain pasi ishte Luis Enrique ai që e fitoi atë duke lënë pas tij Enzo Maresca, Hans Flick, Mikel Arteta dhe Xabi Alonso. Skuadra më e mirë e futbollit të meshkujve u shpall Paris Saint Germain, ndërsa në futbollin e femrave Barcelona.
Po kështu u dhanë çmime edhe për Sulmuesin, mesfushorin dhe Lojtarin e ri më të mirë, që u fituan respektivisht nga Lamine Yamal, Vitinha dhe Desire Doue. Cmimin si Drejtori Sportiv më i mirë e fitoi Luis Campos, ndërsa agjenti më i mirë u shpall Jorge mendes. Po kështu u nderua edhe Andres Iniesta me ish mesfushorin spanjoll që fitoi Çmimin e karrierës, ndërkohë që një trofe shkoi edhe në duart e Cristiano Ronaldos, që u shpall Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme. Në këtë ceremoni një risi ishte edhe edicioni i parë i Globe Sport Awards, në çmim që i jepet një sportisti jashtë botës së futbollit dhe për këtë vit, ky çmim i shkoi Novak Djokovic.
Top Channel