Viti 2026 nuk ka nisur akoma, por duket se është një vit tranzicioni për MotoGP. Pas 12 muajsh në fakt, do të nisë një epokë e re rregullash me hyrjen e motorëve prej 850 kubikë që mund të revolucionarizojë kartar në tryezën e vlerave teknike. Edhe për këtë arsye shumë pilotë janë gati të shfrytëzojnë mundësitë që do t’iu paraqiten.

Në mënyrë të vecantë sytë janë te 9 herë kampioni i botës, Marc Marquez kontrata e të cilit me Ducatin skadon pikërisht në fund të sezonit të ardhshëm. Zërat në lidhje me të ardhmen e katalanasit janë shtuar kohët e fundit. Ka nga ata që e shohin atë të kthehet te Honda, të tjerë e shohin ende në Borgo Panigale, por ka nga ata që e lidhin emrin e tij me Aprilian dhe KTM. Por e vërteta është që kampioni spanjoll nuk mendon të ndryshojë skuadër.

Të shohim se çfarë do të ndodhë, por është e vërtetë që jam i lumtur aty ku jam-tha Marquez në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS-përse duhet të ndryshoj diçka që funksionon dhe ku unë ndihem komod? Por tani është momenti për të falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe afeksionin që më dhanë në 2025 dhe iu uroj të gjithëve një vit të lumtur 2026 dhe me shumë shëndet që është me të vërtetë gjëja më e rëndësishme’.

Tani në shënjestrën e Marquez tani është titulli i 10 që do t’i jepte mundësinë që t’i shkëputej Valentino Rossit në klasifikimin e pilotëve më fitues në historinë e MotoGP dhe të shkonte në statistikë dyshifrore në këtë aspekt si Angel Nieto dhe Giacomo Agostini.

‘Të shohim se çfarë do të ndodhë në 2026 dhe nuk duhet të marrim asgjë si të mirëqenë, por për një gjë i kam idetë e qarta; që titulli i 10 nuk do të jetë më i mirë se ky i këtij viti, duke marrë parasysh gjithcka që më  është dashur të kaloj për të arritur deri këtu-shtoi Marc Marquez-titulli botëror i vitit 2025 është absolutisht më i rëndësishmi për mua’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB