Milan zbriti në fushën e lojës për ndeshjen e radhës së Serie A me Veronën, nën vëzhgimin e një tifozi ‘special’ atë të Niclas Füllkrug.

Sulmuesi gjerman blerja më e re e klubit kuqezi do të duhet të presë akoma edhe për disa ditë për të bërë debutimin e tij me fanelën kuqezi; në shënjestrën e qendërsulmuesit është sfida e 2 janarit kundër Cagliarit.

Edhe pse nuk ishte i disponueshëm edhe për faktin sepse merkato nuk është hapur akoma dhe kështu që blerja e tij nuk mund të regjistrohet ende, ish futbollisti i ëest Ham deshi të ishte i pranishëm në Meazza në këtë ndeshje me Milanin për të pasur një kontakt të parë me botën e Milanit dhe për të mbështetur shokët e tij të skuadrës në fushën e lojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB