Gjatë dhjetë viteve të fundit, Cristiano Ronaldo ka dëshmuar se mbetet një fenomen global, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Edhe në moshën 40-vjeçare, ‘ylli’ portugez vazhdon të jetë figura më e kërkuar në Google mes futbollistëve, duke kryesuar renditjen plot gjashtë herë në dhjetë vitet e fundit dhe duke ruajtur vendin e parë edhe në vitin 2025.

Popullariteti i Ronaldos është një tregues i qartë i ndikimit të tij të jashtëzakonshëm në futbollin botëror. Pavarësisht ndryshimeve të klubeve, kampionateve apo moshës, emri i tij vazhdon të tërheqë vëmendjen e tifozëve në çdo cep të globit, duke e bërë atë figurën më konstante në kërkimet online.

Megjithatë, edhe ‘yje’ të tjerë kanë pasur momentet e tyre të arta. Lamine Yamal shpërtheu në vitin 2024, duke u kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve mbresëlënëse dhe talentit të jashtëzakonshëm në moshë shumë të re. Lionel Messi dominoi kërkimet në vitin 2022, pas triumfit historik të Argjentinës në Kupën e Botës, një sukses që i dha fund debatit për karrierën e tij.

Ndërkohë, Neymar arriti të ishte futbollisti më i kërkuar në dy raste të ndryshme, në vitet 2019 dhe 2021, duke konfirmuar statusin e tij si një nga emrat më magnetikë të futbollit modern. Megjithatë, pavarësisht konkurrencës dhe brezave të rinj që po vijnë, ndikimi global i Cristiano Ronaldos mbetet i pakrahasueshëm, duke e vendosur atë si ikonën më të qëndrueshme dhe më të kërkuar të dekadës së fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB