Edhe pas fitimit të trofeut Ilir Daja i pangopur: Më duhet një sulmues, kampionati do të jetë qershia mbi tortë
Interi vazhdon të jetë macja e zezë e Atalantës. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu arriti të fitojë këtë përballje me rezultatin e ngushtë 1-0 me zikaltrit që rikthehen në krye të klasifikimit të Serie A.
Ishte një ndeshje e cila u vendos nga kapiteni Lautaro Martinez, autori i golit të fitores për Interin.
Pjesa e parë përfundoi 0-0, por në minutën e 35 pati një gol të anuluar për interin i shënuar nga marcus Thuram pas një asisit të lautaro Martinez për pozicion jashtë loje. Edhe në fillimin e pjesës së dytë pati një gol të anuluar këtë radhë të Atalantës me De keteleare, edhe ky për pozicion jashtë loje të skuadrës bergamaske.
Momenti që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje ishte minuta e 66, kur berat Gjimshit bëri një gabim nga i cili përfitoi Esposito që gjeti Lautaro Martinez që shënoi në portën e Atalantës duke e cuar rezultatin në 1-0 që ishte edhe ai përfundimtar me Interin që shkon në 36 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 22 pikë në vendin e 10
Shiko këtu golin e Interit
Top Channel