Neuer zbulon prapaskenën: Kam qenë shumë pranë kalimit te Arsenal
Napoli mban ritmin e Milanit dhe arrin të mposhtë Cremonesen në transfertë me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme të javës së 17 të Serisë A italiane ku vendimtar rezultoi Hojlund.
Pas një fillimi të qetë me skuadrat që ishin në një fazë studimi, në minutën e 13 Napoli arriti të zhbllokojë rezultatin me Hojlund që shfrytëzoi një karambol të topit në zonë pas një gjuajtje të Spinazzolës duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës kampione të Italisë.
Cremonese tentoi të reagojë, por skuadra e Antonio Contes e dominonte fushën duke krijuar raste të tjera shënimi. Në fundin e pjesës së parë, Napoli e mori shpërblimin duke shënuar golin e dytë sërish me Hojlund dhe me shifrat 2-0 skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Cremonese u përpoq të marrë më shumë kurajo, por e kishte të vështirë për të shembur murin mbrojtës të Napolit që kishte marrë mirë masat për të mos iu lënë hapësira Jamie Vardy dhe Sanabrias. Në krahun tjetër, Napoli iu afrua edhe golit të tretë me Hojlund dhe McTominay, por pa sukses. Në fund ndeshja u mbyll 2-0 për Napolin që mori 3 pikë shumë të rëndësishme për vendet e para të klasifikimit
Top Channel