Pas fitores me Cremonesen, trajneri i Napolit, Antonio Conte bëri një bilanc për vitin 2025 duke mos e fshehur aspak kënaqësinë e tij.

‘Festojmë një vit shumë të bukur, ku bëmë diçka të bukur dhe të papritur,  dmth arritëm fitoren e titullit dhe më pas të Superkupës duke mundur Milanin dhe Bolognan-tha Conte-na vjen pak keq, ishte një vit shumë i bukur dhe i pasur me emocione. Napoli, kur fiton, feston në mënyrë krejt tjetër në krahasim me qytetet e tjera. Në kampionat jemi aty, duke kërkuar të qëndrojmë në vendet më të larta të klasifikimit dhe po bëjmë mirë. Këtë vit po përballojmë si njerëz kurajozë problematika, edhe ato shumë serioze; kjo është ajo që iu duhet thënë këtyre djemve. Ata duan ta nderojnë titullin kampion’

Më pas Conte foli edhe për Hojlund, autorin e dy golave të fitores ndaj Cremoneses

‘Është një futbollist shumë i ri dhe që mund të përmirësohet shumë, po bëhet një futbollist dominues-shtoi Conte-po fillon të kuptojë kur duhet të sulmojë hapësirën apo kur duhet të mbrojë topi. Në futbollin tim, sulmuesit kanë një rol të veçantë dhe ai ka vend për përmirësim. Ne po e ndërtojmë rrugën tonë, me punë dhe dedikim duke përballuar vështirësitë. Sot nuk ishin Meret, De Bruyne, Anguissa, Lukaku e Gilmour, janë futbollistë të rëndësishëm, duhet të kemi durim dhe të shohim sesi do të kthehen’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB