Neuer zbulon prapaskenën: Kam qenë shumë pranë kalimit te Arsenal
Napoli po haset me vështirësi manovrimi në merkaton e transferimeve pas vendimeve të fundit në futbollin italian. Drejtori Sportiv i kampionëve të Italisë, Giovanni Manna foli në lidhje me kufizimin e skuadrës së tij që e cilësoi si një paradoks.
‘Kufizimi në merkaton e transferimeve për mendimin tim është një paradoks i madh-tha Manna-mendoj se jemi një prej klubeve më të shëndetshëm me likuiditete dhe pasuri neto pozitive. Është bërë përpjekje për të uniformuar rregulloren e UEFA që gjithsesi lejon të bësh korrigjime. Për mendimin tim është një bllokim pak jokorrekt por domosdoshmërinë do ta kthejmë në virtyt’
Më pas, Giovanni Manna foli për merkaton e transferimeve në dalje, dmth për shitje lojtarësh.
‘A do të largohen Lucca dhe Lang në janar? Të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk përjashtojmë asgjë-shtoi Manna-futbollistët duhet të fitojnë çdo ditë mundësinë për të veshur fanelën e Napolit. Lucca është një futbollist që e kërkuam, nuk është se e gjetëm këtu. Por hapësira është e limituar, kemi një qendërsulmues që është integruar mirë, është i fortë dhe po tregon vlerat e tij’.
Top Channel