Tragjedi në detin e Indonezisë, trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij humbin jetën pas fundosjes së varkës me turistë
Lara Colturi u rikthye në pistën e skive këtë fundjavë. Skiatorja jonë bëri një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë në slalomin gjigand në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Semmering të Austrisë. Në këtë zbritje të parë, Lara Colturi u rendit në vendin e tretë me kohën 57 sekonda e 28 të qintat, vetëm 13 të qintat më shumë se fituesja e kësaj zbitje Sara Hector ndërkohë që në vendin e dytë u rendit austriakja Julia Scheib.
Skiatorja 19 vjeçare kuqezi la pas shumë emra të mëdhenj mes të cilave edhe dominuesene e Skive Alpine, Mikaela Shiffrin që u rendit në vendin e 8, ndërkohë që një tjetër emër i madh si Sofia Goggia e mbylli zbritjen e parë në vendin e 11.
Ndërsa në zbritjen e dytë, Lara Colturi gaboi në një moment kur po bënte shumë mirë teksa po regjistronte kohën më të shpejtë në sektorin e parë të saj duke e ndërprerë garimin dhe në fund ajo nuk mundi të regjistrojë një kohë totale duke mbetur jashtë klasifikimit. Pas kësaj gare, Lara Colturi nuk mori pikë dhe tani ajo e sheh veten të zbresë në vendin e 10 të klasifikimit të përgjithshëm me 302 pikë, ndërkohë që në krye është Mikaela Shiffrin
Gara e Slalomit gjigant në Semmering u fitua nga Julia Scheib që la në pas Camille Rast dhe Sara Hector në vendin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi këtë të dielë, skiatorja 19 vjeçare do të garojë sërish në Semmering, por në disiplinën e Slalomit Special, ku ajo padyshim do të kërkojë të harrojë këtë zbritje të dytë në slalomin gjigant.
Top Channel