Zemërimi i Lazios për golin e Davis: “Ne kërkojmë respekt, gabimet gjithmonë ndodhin kundër nesh.”
Lecce humbi pasditen e kësaj të shtune ndaj Comos së Cesc Fabregas me rezultatin 3-0 por ishte një përballje që pati polemika dhe në një prej episodeve protagonist u bë Ylber Ramadani.
Mesfushori i kombëtares shqiptare u përfshi në një moment kontakti me sulmuesin e Comos, Nico paz dhe pas përfundimit të ndeshjes nuk e fshehu irritimin për gjestin e sulmuesit kundërshtar teksa pretendoi se kishte marrë goditje në fytyrë në momentin që u shënua goli i parë
‘Fytyra më dhemb ende, arbitri as nuk shkoi ta shohë në VAR, unë nuk jam një lojtar që bie lehtë në tokë-tha mesfushori kuqezi pas ndeshjes duke e vijuar më tej arsyetimin e tij teksa foli edhe për ecurinë e ndeshjes
‘Përpara golit të dytë iu thashë djemve se ishim në momentin më të mirë, por më pas rezultati 2-0 nga goditi rëndë-shtoi Ramadani-Deri në atë moment ishim në lojë, në presion të fortë, tifozët po na nxisnin. Të humbasësh në një atmosferë të tillë është akoma më e shëmtuar. Ndaj Lazios na u anulua një gol për shumë më pak sepse në atë rast prekja ishte në gjoks, unë u godita në fytyrë. Për ne çdo ndeshje është ajo e jetës’.
Top Channel