Beteja mes gjinive/ Jo shërbim i dytë për Kyrgios, fushë e zvogëluar për Sabalenkën, rregullat speciale të sfidës…

27/12/2025 11:24

Kapitulli i dytë i Betejës mes Gjinive po afron gjithnjë e më shumë. Pas fitores historike të Billie Jean King ndaj Bobby Riggs në 1973, të dielën e 28 dhjetorit në 18:00 sipas orës evropiane do t’i takojë Aryna Sabalenkës të mbrojë tenisin e femrave në përballjen me Nick Kyrgios.

Australiani dhe bjellorusja do të luajnë një ndeshje në 3 sete gjithsej por me një rregullore ad hoc; për të ekuilibruar sfidën në fakt do të ketë modifikim të normave të zakonshme që janë në një ndeshje tenisi.

SIPËRFAQJA E FUSHËS E ZVOGËLUAR

Duke nisur nga fusha, ana ku do të jetë numri 1 i renditjes në ëTA do të jetë 9% më e vogël. Një zgjedhje kjo që lindi nga një e dhënë objektive; sipas studimeve, tenistet femra lëvizin me 9% më ngadalë se tenistët meshkuj dhe si pasojë kuadratët e shërbimeve do të reduktohen në proporcion me dimensionet e gjysmës së fushës ku do të jetë në Sabalenka

JO SHËRBIM TË DYTË

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me shërbimin e Kyrgios, australiani nuk do të mund të kryejë shërbim të dytë që do të thotë se në rast gabimi tenisti nuk do të ketë një mundësi të dytë dhe pika do t’i shkojë Sabalenkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB