Bota e sportit të biathlonit është ende nën shok për një tragjedi të ndodhur në rrethana ende të paqarta. Vdekja e Sivert Guttorm Bakken, që u gjet pa jetë në dhomën e tij të hotelit në Passo Lavazè në Trentino vishet me vel misteri për shkak të një detaji që u zbulua nga Federata Norvegjeze e Biathlonit; në momentin kur u gjet trupi, 27 vjeçari kishte të vendosur në fytyrë një maskë oksigjeni për lartësitë.

Në një komunikatë për shtyp, Federata Norvegjeze e Biathlonit saktësoi se nuk është në dijeni të rrethanave që lidhen me blerjen dhe përdorimin e kësaj maske. Emilie Nordskar, sekretarja e pergjithshme e komanduar e Federatës foli për një situatë tragjike me shumë pikëpyetje pa përgjigje. Autoritetet italiane kanë ofruar kryerjen e autopsisë që do të kryhet në këto ditë feste për të mesuar shkakun e vërtetë të vdekjes së skiatorit dhe për të kuptuar nëse ajo lidhet rastësisht apo jo me përdorimin e maskës

Çështja e  “Elevation Training Mask”, çfarë është dhe përse është e rrezikshme:  Në qendër të hetimeve është Elevation Training Mask (ETM), maska hiposike gjithnjë e më e përhapur te sportistët e garave të rezistencës. Aparati funksionon duke reduktuar fluksin e ajrit për të simuluar kushtet e lartësive të mëdha dhe ajrin me intensitet dhe presion të ulët me objektivin teorik për të përmirësuar aftësitë polmonare dhe rezistencën. Megjithatë bëhet fjalë për një instrument kontrovers. Disa studime evidentojnë rreziqe që lidhen me rritjen e frekuencës kardiake, sidomos në fazat e rikuperimit. Në rastin e Bakken, hetuesit do të duhet të kuptojnë nëse përdorimi i kësaj maske, e kombinuar ndoshta dhe me historinë kardiake të sportistit, ka qenë fatale.

Kush ishte Bakken; nga fitorja te perikarditi. Historia e Bakken është ajo e një talenti të kristaltë i frenuar nga fati. Në 2022 arriti të fitojë në startin e Kupës së Botës në Holmenkollen. Më pas gjithçka u errësua; diagnostimi me perikardit e detyroi atë të qëndrojë jashtë pistave të biathlonit për një kohë të gjatë pas sezonit 2021/2022. Pas thuajse 2 vitesh vuajtje, arriti të kthehej protagonist në Kupën e Botës, përpara se të ndahej nga jeta në mënyrë tragjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB