Stuhi të forta shiu dhe përmbytje në Kaliforni, humbin jetën tre persona
Festimet e Vitit të Ri gjatë komunizmit dhe realiteti brenda Bllokut u rikthyen në vëmendje në emisionin Top Story.
Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini, hodhi dritë mbi jetën e përditshme dhe festat e elitës komuniste, duke shpjeguar se xhirimet propagandistike nuk pasqyronin jetën e shumicës së shqiptarëve.
Sipas tij, drejtuesit e lartë festonin bashkë, ndanin ushqimin dhe kishin kushte krejt të ndryshme nga popullsia e thjeshtë. Tanini theksoi se, ndonëse propaganda kishte vlerën e saj dokumentare, ajo nuk duhet ngatërruar me realitetin social të kohës.
“Xhirimet nuk tregojnë çfarë ndodhte në Malësi, apo të një bujku të thjeshtë. Edhe nëse është propagandë ka vlerën e saj, nuk duhet hedhur poshtë.
Në bllok festonin bashkë, po ta heqim familjen e Enver Hoxhës dhe të shkojmë te familjet e tjera në Bllok, ata e ndanin ushqimin me njëri-tjetrin. Nëse shkon in në gjueti dhe merrnin pesë derra të egër, që ndaheshin p.sh mes Ballukut, Kapos, dhe të tjerëve. Ka pasur një shtëpi pritje në Bllok, ku mblidheshin të gjithë dhe shihnin dokumentarë, filma të ndaluar të kohës. Me sa kam kuptuar, sensi ishte për të qëndruar bashkë. Kishin shtëpinë e tyre dhe punonjësit. Gatuhej mirë, e bollshme, por edhe shëndetshëm.
Ata kanë pasur një ambient kryesor. Në dijeninë time dhe nga intervistat që kam bërë me Sokol Hoxhën, në shtëpinë e Enver Hoxhës është festuar bashkë. Kush do hante më mirë se ai? Kur sheh xhirimet thua ‘ua ne paskemi qenë si gjithë të tjerët’, por nuk është kështu.”, tha për TCH, Eljan Tanini, drejtor i AQSHF.
Top Channel