Kategoria Superiore/ Tirana ndal Elbasanin dhe i jep asist Egnatias, Vllaznia “zgjohet” nga makthi, çudira në Vora-Bylis (Rezultatet)
Java e 18-të ka ulur siparin e gjysmës së parë të sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore, duke sjellë rezultate që ndikojnë drejtpërdrejt në të gjitha zonat e renditjes.
Elbasani nuk arriti të përfitojë maksimalisht nga përballja me Tiranën, duke u ndalur në barazim. Ky rezultat e mban ekipin në vendin e dytë, por diferenca me Egnatian kryesuese është rritur në katër pikë, ndërsa skuadra rrogozhinase po ndërton shkëputjen e parë serioze të këtij sezoni.
Vllaznia reagoi pas rezultateve negative, duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, që i rikthen shkodranët në zonën e katërshes së parë dhe i distancon nga rivalët e drejtpërdrejtë.
Në fundin e tabelës, lufta mbetet e fortë. Vora, falë suksesit përballë Bylisit, ka arritur të dalë nga zona e rrezikut, ndërsa humbja e Flamurtarit i jep njëfarë lehtësimi për vazhdimin e sezonit. Nga ana tjetër, Tirana regjistroi barazimin e tretë radhazi dhe mbetet në fund të renditjes, por sinjalet e fundit lënë të kuptohet për një përmirësim, pavarësisht largimeve të shumta nga skuadra në javët e fundit.
RENDITJA:

Top Channel