Nuk është vetëm një martesë, por dy kapituj të ndryshëm të të njëjtit tregim. Pas ‘po-së’ së parë të thënë në Itali, Venus Williams dhe aktori italian Andrea Preti zgjodhën të zhvillojnë një ceremoni martese edhe në SHBA duke e transformuar Palm Beach në një vend festimesh për të bashkuar botët, familjet.

Ishte një ceremoni madhështore për të cilën ishte punuar me cdo detaj që zbuloi jo vetëm anën mondane të eventi, por edhe aspekte shumë personale të jetës së kampiones së tenisit të treguara nga ajo vetë në mënyrë të natyrshme.

Takimi mes Venus Williams dhe bashkëshortit të saj ishte i rastësishëm në vitin 2024 në Javën e Modës së Milanos. ‘Askush nga ne nuk duhej të ishte atje-kujton Venus duke shpjeguar se si një vendim i minutës së fundit ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve. Që nga ai takim, lindi një raport solid, i ndërtuar pa hezitime. Pas disa muajsh frekuentimi, në 31 janar të 2025 erdhi edhe propozimi për martesë në Toskanë. Një moment intim që Venus e përshkroi me një entuziazëm spontan teksa tha se e kishte kuptuar menjëherë se Andrea do të ishte bashkëshorti i saj

Ceremonia e parë e martesës u zhvillua në Ischia, por për cështje burokratike, çifti zgjodhi të përsërisë atë në SHBA duke i dhënë jetë një jave plot me evente në rezidencën e Venusit në Palm Beach. Organizimi i dasmës iu besua Jennifer Zabinski që kishte organizuar edhe dasmën e motrës së Venus Williams, Serena. Pikërisht Serena Williams ishte ajo që bëri një prej gjesteve më të komentuara teksa i dhuroi çiftit një jaht  duke organizuar personalisht një ditë në det me familjarët dhe miqtë më të ngushtë.

Në rrëfimin e saj që e bëri për revistën Vogue, Venus vendosi të tregojë edhe për një moment delikat të jetës së saj. Pak kohë pasi kishte nisur lidhjen me Andrea Pretin, tenistja u diagnostikua me një lloj adenomioze duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. ‘Për fat të mirë kisha ngrirë vezët kohë më parë-tregon Venus, një detaj ky i rrëfyer me dëshirën për të normalizuar një zgjedhje që shpesh jetohet në heshtje duke e përfshirë në një raport i cili që nga fillimi ka pasur momente të komplikuara.

Palm Beach u bë pika e takimit mes miqve dhe të afërmve të ardhur nga Italia dhe SHBA. Andrea Pretti nënvizoi rëndësinë që kishte pranë të afërmit më të dashur, ndërsa Venus deshi të jetontë cdo moment pa hequr dorë nga eksperienca e festës. ‘Nuk doja të kaloja të gjithë ditën në karrige’-tha ajo. Ceremonia civile e zhvilluar në gjykatë, u përshkrua nga tenistja e qetë, e shenjtë dhe emocionuese. Ajo zyrtare, bashkoi muzikën, betimet të shkruara në grushtet e vetë çiftit dhe një natë të gjatë festimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB