Premier League/Të gjithë të çmendur për yllin e Bournemouth, por garën duket se po e fiton Manchester City
Luis Alberto, ish mesfushori sulmues i Lazios që aktualisht luan në Katar te skuadra e Al Duhail rrëfen 8 vitet që ka kaluar te skuadra romane dhe për raportet me presidentin Lotito në një intervistë për median italiane.
‘Jam grindur shumë herë me të. E njohim të gjithë, e dimë si është-tregon Luis Alberto-për fat të mirë nuk është më presidenti im. Nuk ka miqësi dhe nuk flasim më. Pas 3 muajsh te Lazio doja të tërhiqesha nga futbolli, gjithçka e shikoja me ngjyrë të zezë. Fillimet ishin shkatërruese për mua, sepse nuk kuptoja asgjë. Është e vërtetë që nuk luaja, por më pas gjithçka ndryshoi, sidomos gjëja më e rendësishme, dmth mentaliteti dhe puna ime. Aty i tregova Simone Inzaghit se duhet të luaja. Atë vit luajta shumë pak, ndoshta 3-4 ndeshjet e fundit. Në janar kisha luajtur 2 ndeshje duke zëvendësuar një lojtar të skualifikuar dhe një tjetër që ishte i grumbulluar me skuadrën për Kupën e Afrikës. Por në përgjithësi, në janar ndryshoi mentaliteti im’
Luis Alberto tregoi punën që ai ka bërë në këtë aspekt.
‘Nisa të punoj edhe me një mentor dhe nga ai moment ndjeva një raport të ndryshëm me stafin, e ndjeja vetëm më shumë në grup-shtoi Luis Alberto-në vitin e Covidit për mentalitetit dhe për mënyrën si po luanim ishte e vështirë që të mos shkoje deri në fund për titullin. Ishte një skuadër që luante me sy të mbyllur. Në Olimpico shpesh i fitonim ndeshjet që në pjesën e parë. Për 6-7 muaj nuk vuanim në fushë. Edhe kur ishim në disavantazh, fitonim në minutën 90, 92, 93. Në pak sekonda perceptohej se mund të shënonim 1 apo 2 gola. Në fushë ishim të lumtur, argëtoheshim. Pa Covidin, për mendimin tim do të luftonim deri në fund për titullin’
Luis Alberto e vijoi më tej intervistën e tij duke vlerësuar edhe trajnerin Maurizio Sarri
‘Te Lazio ka njerëz që nuk e kuptojnë futbollin dhe këtë do ta them gjithmonë-tha Luis Alberto-ishim një grup i shëndetshëm, me një trajner që e kishim mik dhe një drejtor sportiv që e dintë kur mund të ushtronte presion dhe kur jo. Më pas erdhi Sarri që është një mjeshtër. Kur ai u largua, e dija që Lazio nuk do të shkonte gjëkundi. A kam marrë ndonjë telefonatë nga Inzaghi për të më marrë te Interi? Jo, kurrë. Dhe nuk besoj se do të ishte e drejtë’.
Top Channel