Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Vora rikthehet te fitorja në Kategorinë Superiore pas 6 ndeshjeve. Në ‘Selman Stërmasi’ skuadra e Arjan Bellait mposhti Bylisin me rezultatin e thellë 4-1 në një sfidë për mbijetesë, por që do të diskutohet më shumë për protestën e pazakontë dhe të paprecedentë të portierit të Bylistit Jeremy Vachoux sesa për rezultatin.
Vora e mori shumë shpejt avantazhin teksa shënoi me Ruzgis në minutën e 9 duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes. Në të 24 minutë ishte vetë Vachoux që gaboi duke i dhënë mundësinë Vorës të shënojë sërish këtë radhë me Gecin duke e cuar rezultatin në 2-0.
Në pjesën e dytë, skuadra ballshiote shkurtoi diferencën në rezultat 2-1 me golin e shënuar nga Mustafa, por Vora reagoi dhe shënoi edhe dy gola të tjerë, të dy me Kasallën në minutat 77 dhe 80 për të fiksuar fitoren e ndeshjes me rezultatin 4-1. Pas kësaj fitoreje Vora shkon në 19 pikë dhe parakalon Bylisin në renditje që mbetet me 18.
REZULTATI
VORA 4-1 BYLIS
9′ Ruzgis, 24′ Geci, 77′, 80′ Kasalla /54′ Mustafa
Top Channel