Premier League/Të gjithë të çmendur për yllin e Bournemouth, por garën duket se po e fiton Manchester City
Familja dhe kthimi te triumfet. Këto janë dy konceptet kryesore të shprehura nga John Elkann, presidenti i Juventusit, që i foli skuadrës torineze gjatë darkës së Krishtlindjes së mbajtur në J Museum.
‘Është bukur që jemi këtu të gjithë së bashku-tha John Elkann-të gjithë ne jemi pjesë e një familje të madhe. Jemi këtu, në muzeun tonë që tregon historinë e Juventusit. Është e rëndësishme që ju ta dini sepse sot ju jeni pjesë e saj’
Gjatë diskutimit të tij, Elkann deshi që edhe një herë të shuajë zërat që flasin për një shitje të mundshme të klubit duke nënvizuar identitetin dhe ADN-në bardhezi.
‘Po bëheni një grup, një skuadër akoma më e fortë dhe që të gjithë jeni të rëndësishëm për të bërë që Juventus, si skuadër e klub bashkë, të mund të kthehet të fitojë-shtoi Elkann-sepse fitorja është shprehja e asaj që bëjmë së bashku cdo ditë dhe për këtë falënderoj stafin, të gjithë ekipin, kapitenin, trajnerin, të gjithë drejtuesit dhe të gjithë ju dhe familjet tuaja që jeni të pranishëm’
Vetëm përpara pak ditësh, Exor, kompania që ka në zotërim Juventusin refuzoi propozimin për blerjen e të gjitha aksioneve nga ana e kompanisë Tether, ortak në minorancë i klubit bardhezi që kishte ofruar 1.1 miliardë euro.
‘Si familje vazhdojmë të mbështesim skuadrën dhe të shohim të ardhmen për të ndërtuar një Juventus fitues. Juventus, historia jonë, vlerat tona nuk janë në shitje-ishte deklarata e qartë e presidentit të Zonjës së Vjetër.
Top Channel