Formula 1, Verstappen: Skualifikimi i McLaren? Një dhuratë. Gjysma e skuadrave do të ishin të parregullta në kontrolle…
Ekipi promovues që qëndron pas ndeshjes Anthony Joshua-Jake Paul do të ndërmarrë veprime ligjore kundër kujtdo që pretendon se ndeshja ishte thjesht një show i paracaktuar.
Nakisa Bidarian, partnerja në biznes e Paul dhe bashkëthemeluese e kompanisë Most Valuable Promotions, konfirmoi se u punësuan avokatë për t’i dhënë fund pretendimeve të pabaza që u përhapën në internet pas përballjes. Ndërsa akuzat për trukim ndeshjesh kanë ndjekur pothuajse çdo ndeshje që Paul ka zhvilluar, me përjashtim të humbjes së tij ndaj Tommy Fury, kjo është hera e parë që ekipi i tij ka njoftuar veprime konkrete ligjore.
Paul më parë i ka hedhur poshtë akuza të tilla, duke theksuar se manipulimi i ngjarjeve sportive profesionale në Amerikë është një krim federal. Në një paraqitje si i ftuar në “The Ariel Helwani Show” të hënën, Bidarian dha detaje mbi akuzat. Kur u pyet nga prezantuesi nëse performanca e Paul, pavarësisht nokautit të rëndë, ishte e mjaftueshme për të heshtur teoricienët e konspiracionit, Bidarian ishte i qartë: “Jo, jo tamam. Avokatët tanë po ndjekin penalisht në mënyrë aktive një numër njerëzish.”
Ju kujtojmë se në ndeshjen që u zhvillua të premten në Miami, dy herë ish-kampioni i peshave të rënda Joshua e e rrëzoi brutalisht me knockout Paulin në raundin e gjashtë. Në atë moment pas ndërhyrjes së mjekëve u njoftua se Paul kishte thyer edhe nofullën në dy vende.
Top Channel