Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, por martesa e Alvaro Moratës dhe Alice Campellos është në një krizë të thellë dhe pafund.

Sipas asaj që raportohet nga revista spanjolle ‘Semana’, Morata dhe Campello tashmë po jetojnë të ndarë nën një çati. Në të njëjtën kohë, revista e përjavshme flet për një përditshmëri të ndarë mes tyre të dokumentuar me fotografi që tregojnë çiftin që hyjnë në banesën e tyre në Milano dhe të shoqërojnë fëmijët e tyre në shkollë në momente të ndryshme.

 Ai që e përforcon akoma më shumë këtë situatë është edhe fakti që Alice duket se nuk e mban më unazën e martesës dhe ditët e fundit është nisur për në Dubai me femijët, por pa qenë në shoqërinë e sulmuesit të Comos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB