“Metoda Gronholm”, vepra me humor e satirë vendoset në skenën e teatrit “Bylis”

23/12/2025 12:40

Në Teatrin “Bylis” të Fierit u mirëprit mbrëmjen e djeshme shfaqja premierë “Metoda Gronholm”, një vepër bashkëkohore, që përmes humorit dhe satirës solli në skenë realitete të njohura të botës moderne të punës.

“Metoda Gronholm” është një komedi satirike, e cila zhvillohet gjatë një procesi përzgjedhjeje për një pozicion të lartë në një kompani shumëkombëshe. Katër kandidatë, të ftuar në një intervistë të përbashkët, mbyllen në një dhomë mbledhjeje dhe përballen me një seri lojërash psikologjike, teste të pazakonta dhe sfida provokuese, të njohura si Metoda Gronholm.

Në këtë premierë ka spikatur veçanërisht loja aktoriale e Dritan Boriçit, i cili njëkohësisht mban edhe rolin e regjisorit. Në skenë interpretuan gjithashtu Luli Bitri, Klajdi Marku dhe Artan Islami.

Pas një mbrëmjeje të suksesshme në Teatrin “Bylis”, shfaqja “Metoda Gronholm” pritet të nisë një turne në disa qytete të vendit, duke sjellë teatrin bashkëkohor më pranë publikut shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB