EMRAT/ Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
Mbledhja e sotme e “Etikës’ për përjashtimin e 29 deputetë të PD të kërkuar nga PS është shoqëruar me debate dhe tone të larta zëri.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i drejtohet ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë: “Ulsi të erdhi mesazhi nga Rama?! Çfarë të tha të bësh? O Ulsi ke ditën sot ti, momentin të distancoheshe nga krimi dhe korrupsioni. Mos kujto se do tërhiqemi deri në ikjen e Raaës dhe Ballukut. Më keq do ta bëjmë“.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh “Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputet duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë”.
Top Channel