“Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer”, Kuvendi i PD-së në Krujë, Berisha: Jemi njerëz të sheshit dhe moralit 16/09 19:21
Prej orës 08:00 ka nisur votimi për zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 7100 anëtarë të kësaj force politike.
Procesi i votimit po zhvillohet në hollin e teatrit “Migjeni”, ku anëtarët e Partisë Demokratike mund të votojnë nga ora 08:00 deri në orën 18:00.
Në garë për drejtimin e degës së PD Shkodër janë Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro.
Pas përfundimit të procesit të votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave, ndërsa më pas do të shpallet fituesi që do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Shkodër. Procesi i përzgjedhjes se kandidatëve u shoqërua me jo pak tensione gjatë javës.
Top Channel