E akuzon për apologji terrorizmi, Kremlini nxjerr urdhër ndalimi për shahistin legjendar…
Lindsey Vonn vazhdon të bëjë hapa gjigandë drejt një prej rikthimeve më të mëdha në historinë e sportit. Skiatorja legjendare amerikane, që u kthye te garat sezonin e kaluar pas tërheqjes në 2019 dhe që u rikthye të fitojë një ndalesë në Kupën e Botës, atë të St.Moritz në Zvicër në fillim të këtij muaji, arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Milano-Cortina të vitit 2026.
Për Vonn, tashmë 41 vjeçare, Olimpiket Dimërore që do të mbahen në Itali, do të jenë edicioni i pestë në karrierën e saj që nga debutimi në Salt Lake City në 2002. Lindsey Vonn ka mundur të fitojë medaljen e artë në zbritjen e lirë dhe atë të bronztë në Super G në Vancouver 2010, medaljen e bronztë në zbritjen e lirë në Pyeongchang 2018, ndërkohë që nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike të Sochit 2014 për shkak dëmtimi.
‘Lojëra Olimpike, ja ku jemi. U kualifikova për Lojërat Olimpike të Cortina d’Ampezzo. është një nder për mua të përfaqësoj vendin tim edhe njëherë në edicionin e pestë dhe të fundit të miat në Olimpike sepse ky është një vend special për mua. Edhe pse nuk mund të garantoj se do të ketë surpriza, mund t’ju them se do të jap gjithçka sa herë të dal në pistë. Nuk ka rëndësi si do përfundojë kjo aventurë në këto Lojëra, e ndjej që tashmë kam fituar. Jam shumë mirënjohëse për mënyrën si shkoi sezoni, por kjo sapo ka nisur. Shihemi në Cortina’-shkruante Lindsey Vonn në një postim në rrjetet sociale.
Top Channel