Lindsey Vonn historike, kualifikohet në Lojërat Olimpike Dimërore… të pestat në karrierën e saj
Qeveria ruse e udhëhequr nga Vladimir Putin vijon betejën e saj kundër ish kampionit të botës dhe legjendës së shahut, Gary Kasparov, një prej rivalëve kryesorë të presidentit autoritar rus dhe një prej opozitorëve më të mëdhenj të tij.
Këtë të martë, gjykata e Distriktit Zamoskvoretsky të Moskës nxori një urdhër ndalimi për Kasparov duke e akuzuar se është agjent i huaj dhe për apologji terrorizmi. Ndalimi i ish shahistit të njohur do të jetë 2 muaj që nga momenti kur Kasparov do të arrestohet në tokën ruse ose do të deportohet në vend dhe ky urdhër ndalimi hyn në fuqi në 26 dhjetor.
Nuk ka munguar reagimi i vetë Kasparov kur mësoi lajmin për urdhër ndalimin e tij që u publikua nga agjencia ruse e lajmeve TASS me shahistin legjendar që u përgjigj duke ironizuar Vladimir Putin. ‘Përsëri? T’i kundërvihesh shtetit terrorist, sigurisht që quhet terrorizëm’-shkruante Kasparov në rrjetet sociale teksa ripostonte lajmin për urdhër ndalimin e tij
Gjithsesi ka shumë pak shanse që Kasparov të ndalohet në tokën ruse pasi ai jeton në Neë York dhe duket shumë i komplikuar kthimi i tij në Rusi përsa kohë që në pushtet do të jetë Vladimir Putin.
Top Channel