Füllkrug zgjodhi ‘të mallkuarin’ numër 9 në fanelë. Ja pse nuk mund të stërvitet ende me Milanin
Ish-trajneri i kombëtares spanjolle, Visente del Boske që fitoi Kupën e Botës dhe Europian me “Furinë e kuqe|. deklaron se menaxhimi i Realit të Madridit “është më i lehtë sesa të jesh në klube të tjera”.
Ai beson se detyra më e madhe e një trajneri sot është të dijë si ta “përdorë të gjithë skuadrën” për të menaxhuar kalendarin e ngjeshur, si dhe të dijë si të “ndërtojë një dhomë zhveshjeje të mirë dhe të shëndetshme”. Del Boske, i cili mbush 75 vjeç sot, ndau këto reflektime në një intervistë me rastin e marrjes së Çmimit María de Villota 2025 në nder të karrierës së tij tek Reali i Madridit dhe me kombëtaren spanjolle.
“Gjithmonë jam përpjekur t’i trajtoj njerëzit në të njëjtën mënyrë siç më trajtuan kur isha fëmijë. Gjithmonë jam përpjekur të ndërtoj një dhomë zhveshjeje të mirë dhe të shëndetshme. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi trajneri.
Ai gjithashtu theksoi se roli kryesor i një trajneri sot është të dijë si ta menaxhojë skuadrën në një kontekst ku ka ndeshje çdo tre ditë. “Duhet t’i përdorësh të gjithë. Kjo është puna kryesore e trajnerit tani”, shton ai.
Del Boske rrëfen se gjithmonë mendonte se karriera e tij si trajner do të kufizohej në zhvillimin e lojtarëve të rinj, derisa mori përsipër detyrën e trajnerit të Real Madridit në vitin 1999 pas disa ndeshjeve si trajner i përkohshëm në vitet 1994 dhe 1996. Sipas mendimit të tij, “të jesh tek Reali i Madridit është më e lehtë sesa të jesh në ekipe të tjera. Ne kishim fituar në vitet 1998, 2000 dhe 2002. Patëm një ecuri të shkëlqyer. Madridi arriti diçka të jashtëzakonshme”, përfundon ai duke kujtuar dy Kupat e Evropës të fituara gjatë katër sezoneve të tij në krye të klubit Merenges.
Top Channel