Lindsey Vonn historike, kualifikohet në Lojërat Olimpike Dimërore… të pestat në karrierën e saj
Zgjerohet familja e Enrique Iglesias dhe Ana Kournikovës. Cifti i njohur nëpërmjet një postimi të përbashkët në Instagram bënë të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të katërt. Këngetari spanjoll tashmë 50 vjeç dhe ish tenistja 44 vjeç janë prindër edhe të 3 fëmijëve të tjerë, binjakëve Lucy dhe Nicholas 8 vjeç dhe Mary, 5 vjeç.
‘My sunshine’ shkruante çifti në postimin e tyre që shoqëronte foton e një bebeje në krevatin e vogël të një spitali. Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova nuk e bënë të ditur as gjininë dhe as emrin e bebit. Fëmija e çiftit ka lindur në 17 dhjetor, por njoftimi u bë vetëm ditën e hënë në 22 dhjetor
Lajmi për shtatzëninë e katërt të Anna Kournikovës u përhap në muajin gusht pasi portali ‘Hola!’ publikoi disa imazhe të ish tenistes me barkun e rrumbullakosur teksa shoqëronte fëmijët në shkollë. Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë shumë të rezervuar për jetën e tyre private, nuk kanë publikuar foto të shtatzënisë, me rastin e Halloween u publikua një foto e Kournikovës bashkë me fëmijët e veshur me një kostum pate shumë të gjerë që nuk të lije të kuptoje se ishte shtatzënë
Në muajt e kaluar, një burim pranë çiftit, tha për ‘People’ se Enrique Iglesias kishte vendosur të reduktonte turin e tij për të qenë pranë bashkëshortes dhe fëmijëve. Edhe në rastet e 3 fëmijëve të mëparshëm, shtatzënia e ish tenistes nuk u bë e ditur kurrë me njoftime specifike. Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë takuar gjatë xhirimeve të klipit të këngës ‘Escape’ në vitin 2001.
Në atë periudhë, Anna Kournikova ishte një prej tenisteve më të bukura, ndërsa ai një prej këngëtarëve më të famshëm. Të dy kishin miliona fansa në të gjithë botën. Që nga ai moment ata janë bashkë dhe kanë krijuar një familje normale, larg famës dhe dritave të prozhektorëve të botës së showbizit duke i kufizuar daljet publike dhe duke mos dhënë në asnjë moment material për ekspertët e kronikave rozë.
Top Channel