Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi reagime të shumta me një postim në rrjetet sociale, menjëherë pas daljes nga spitali, ku u trajtua pas humbjes me nokaut ndaj Anthony Joshua.

Paul pësoi dëmtimin në raundin e pestë të ndeshjes së zhvilluar të premten mbrëma, ku Joshua e dominoi përballjen me një seri goditjesh vendimtare, duke e mbyllur duelin në mënyrë spektakolare.

Me këtë fitore, Anthony Joshua e përmirësoi rekordin e tij në 29 fitore dhe katër humbje, ndërsa Jake Paul tani ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe dy humbjesh. Pas ndeshjes, Paul u diagnostikua me thyerje të nofullës dhe qëndroi për disa kohë në spital.

Menjëherë pas daljes nga spitali, Paul publikoi një postim kontrovers, duke shfaqur edhe një herë stilin e tij luksoz të jetesës. Ai ndau një foto nga një avion privat, i rrethuar nga tufa parash, çanta të markës Louis Vuitton dhe objekte të tjera luksi.

Në postimin e tij, Paul shoqëroi imazhin me një mesazh motivues: “Ëndrra amerikane. Filloni ëndrrën tuaj sot. Besoni në të. Nëse bini, mësoni. Nëse bini, mos u ndalni.” Postimi ngjalli reagime të shumta nga tifozët. Ndërsa një pjesë e tyre e përgëzuan Paul për mënyrën se si u rikthye pas humbjes, të tjerë e kritikuan për arrogancë dhe mungesë modestie. Sipas raportimeve, të dy boksierët përfituan të njëjtën shumë financiare nga kjo përballje, rreth 78 milionë euro bruto, ose afërsisht 63 milionë euro neto pas zbritjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB