U zhvillua java e 17-të e Superligës turke ku të gjithë sytë e shqiptarëve tashmë janë tek një prej lojtarëve që është shndërruar në kryefjalë atje, Ernest Muçi.

Ai jo vetëm që po shënon gola të bukur por edhe mjaft rëndësishëm edhe pse përballë Gençlerbirliği u mund me shifrat 4-3. Përpara golit të tij, futbollisti i kombëtares shqiptare, asistoi për Auguston në minutën e 50-të për barazuar përkohësisht shifrat në 2-2, por Gençlerbirliği shënoi dhe dy herë të tjera për të çuar në 4 numrin e golave të shënuar në portën e Trabzonsporit. Në minutën e 67-të Muçi shndërroi në gol një penallti të fituar duke ngushtuar rezultatin në 4-3, që mbeti edhe rezultati përfundimtar.

Me golin e sotëm, Muçi shkon në kuotën e 7 golave dhe një asisti në 5 ndeshjet e fundit që është aktivizuar me skuadrën e tij duke u konfirmuar si lojtari më në formë për momentin tek skuadra e Trabzonsporit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB