Pas mbylljes së sezonit në mënyrën më perfekte të mundshme me qëndrimin e Santosit në elitën e futbollit brazilian dhe me kualifikimin në Copa Sudamericana, Neymar ‘kthehet në bokse’.

Ylli brazilian iu nënshtrua nư artroskopie për të trajtuar dëmtimin në meniskun e gjurit që e shqetësonte praktikisht që në fillim të vitit. Ndërhyrja u konsiderua e sukesshme nga stafi mjekësor, me Neymar që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën deri në fillim të muajit shkurt 2026. Vetë klubi i Santosit konfirmoi gjithçka në një komunikatë për shtyp ku theksonte gjithashtu se futbollisti do të nisë procesin e riaftësimit që do të koordinohet nga fizioterapisti Rafael Martini

Me përfundimin e sezonit, trupi i Neymar tha ‘mjaft’. Në fakt që pas ndeshjes me Flamengon, mjekët e Santosit e konsideruan të mbyllur sezonin e sulmuesit 33 vjeçar, por Neymar refuzoi dhe luajti 3 ndeshjet e fundit me menisk të dëmtuar duke përdorur infiltrim për të mos ndjerë dhimbje.

Pasi e përmbushi misionin e tij, Neymar iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për t’u kthyer akoma më i fortë. E ardhmja e tij te Santos është ende në dyshim edhe pse bisedimet për rinovimin e kontratës së sulmuesit po vazhdojnë. E gjithë kjo për një ëndërr; të luajë Botërorin me Brazilin, mundësia e fundit e tij për të hyrë në Olimpin e futbollit global

Sepse Neymar kërkon të kthehet të luajë me Seleçaon me çdo kusht. Hera e fundit që ai u pa në fusion e lojës me fanelën e skuadrës 5 herë kampione të botës ka qenë në shtator të 2023 në sfidën me Uruguajin, ku për të ndryshoi gjithçka. Që nga ai moment si Neymar ashtu edhe përfaqësuesja braziliane kanë përjetuar një odise të vërtetë futbollistike. Tani me Ancelotti në stol dhe me Neymar të zgjuar nga gjumi letargjik, duket se ky vallëzim i fundit për sulmuesin është gjithnjë e më pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB