Superkupa, Vincenzo Italiano: U përpoqëm, por Napoli ishte shumë superior
Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori dhe kjo është hera e parë me Antonio Conten në stol.
Në finalen e zhvilluar në Riad, skuadra napolitane mposhti 2-0 Bolonjën e Vincenzo Italianos, falë një nate fantastike të brazilianit David Neres.
Neres hapi rezultatin në minutën e 39-të me një goditje të majtë të saktë që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke i dhënë avantazh Napolit në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi brazilian ishte i shpejtë të kapte pasimin e Ravaglias për Lucumì dhe me një prekje të lehtë shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe ‘dipietën’ personale.
Napoli dominoi lojën pa shumë histori, duke treguar superioritet ndaj një Bolonje që nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme. Kjo fitore i siguron Napolit një trofe të ri, duke theksuar edhe më tej rikthimin e skuadrës napolitane në majat e futbollit italian nën drejtimin e Conte-s.
Top Channel