Krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin
Analisti Arjan Curri deklaroi në Top Story se opozitarët Adriatik Lapaj, Arlind Qorri dhe Agron Shehaj duan të krijojnë qeveri teknike.
Sipas Currit ata nuk i bashkohem Sali Berishës në protesta, pavarësisht thirrjes së këtij të fundi për shkak të kësaj situate.
“Fakti që partitë e tjera të Lapajt, Qorrit e Shehajt, nuk i bashkohen Berishës edhe pse ai i fton. Ata mendojnë se sot iu erdhi radha të bëhen kryeministra ose ministra në një qeveri teknike. Pra u erdhi dita. Ndërkombëtarët nëse mbështesin një qeveri teknike…
Vetëm me protesta të dhunshme në rrugë që zgjasin në kohë, pas janarit ai i fut një ndryshim qeverie fund e krye e thotë i hoqëm të korruptuarit, e vetë qëndron në krye. Kushtetuesja nuk është gënjeshtër. Ai është argument kyç. Kushtetuesja do ta shohim pas 21 janarit nëse është e SHBA apo jo.
Për mendimin tim, SPAK i ngarkuar emocionalisht që kërkoi arrestin sepse nuk e shkarkoi dot”, tha Arjan Curri.
Top Channel