Një incident i rëndë gjatë punës që çoi në humbjen e jetës së një 57-vjeçari në Durrës, ka vënë në lëvizje policinë e cila njoftoi sot nisjen e procedimit penal ndaj drejtuesit teknik të një firme ndërtimi.

Policia e Durrësit bën me dije se ka referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. S., banues në Durrës, i cili mban detyrën e drejtuesit teknik të firmës ku po punonte viktima.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 5 të qytetit, pranë një pallati në ndërtim. Gjatë procesit të punës, nga lartësia ka rënë shtetasi Sh. B., 57 vjeç, banues në Durrës, i cili për pasojë nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.
Prokuroria po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB