Tre penallti dhe asnjë fitues, Vllaznia “ngec” edhe përballë Tiranës së vendit të fundit dhe shkon në 6 ndeshje pa fitore
20/12/2025 15:29
Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në derbin e Shqipërisë me rezultatin 1-1.
Sfida e javës së 17-të të Superiores nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh me Rafa Freitas në minutën e 5’ me anë të një penalltie.
Në minutën e 26’, ishte Bekim Balaj që riktheu baraspeshën, po ashtu me penallti.
Në fundin e pjesës së parë, kuqeblutë kishin sërish shansin për të kaluar në avantazh me një tjetër penallti, por kësaj radhe Balaj gaboi.
Kështu Tirana vijon të jetë në vendin e fundit me 9 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në 6 ndeshje pa fitore.
REZULTATI:
TIRANA 1-1 VLLAZNIA
Rafa Freitas (P) 5’ / Balaj (P) 26’
Top Channel