U mbyll java e 17-të e Superiores me zhvillimin e dy ndeshjeve të fundit. Bylisi arriti një fitore të rëndësishme ndaj Elbasanit me shifrat 3-2, ndërsa përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 1-1.

Pas këtyre rezultateve, renditja ka pësuar ndryshime në krye. Elbasani i lëshon vendin e parë Egnatias, pikërisht në prag të javës së fundit për vitin 2025, ku do të përcaktohet edhe “kampioni i dimrit”. Kampionët në fuqi tashmë kryesojnë me 2 pikë avantazh ndaj verdhebluve.

Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e katërt në tabelë, por distanca me kryesuesit është rritur në 7 pikë.

Nga ana tjetër, fitorja e Bylisit e nxjerr skuadrën nga zona e ftohtë, duke u pozicionuar mbi Vorën. Tirana, ndërkohë, vazhdon të mbetet në fund të renditjes.

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB