Spektakël me katër gola në Vlorë, Jazxhi i prish festën në frymën e fundit Flamurtarit dhe “rrëmben” një pikë për Teutën
Janë zhvilluar ditën e sotme tre ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Superiores, të shoqëruara me emocione dhe rezultate befasuese.
Vëmendjen kryesore e mori barazimi dramatik i Teutës, e cila shmangu humbjen në minutat e fundit ndaj Flamurtarit, duke mbyllur takimin në shifrat 2-2.
Në ndeshjen tjetër, Dinamo arriti një fitore të rëndësishme ndaj Vorës me rezultatin 2-1, sukses që i ngjit blutë në kuotën e 29 pikëve në renditje.
Fitore me peshë arriti edhe Egnatia, e cila mposhti Partizanin po me rezultatin 2-1. Rrogozhinasit, falë këtij suksesi, kanë marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit me 34 pikë.
Në fundin e tabelës, situata mbetet e vështirë për Tiranën, që mbyll renditjen me 8 pikë, si dhe për Flamurtarin me 14 pikë. Të dyja skuadrat ndodhen aktualisht në zonën e rënies nga kategoria.
RENDITJA:

Top Channel