Për analistin e politikës së jashtme, Boshko Jakshic, vendimi i kompanisë së dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner për t’u tërhequr nga projekti luksoz në Beograd është provë e qartë e faktit se Aleksandar Vuçiç i ka shpërdoruar të gjitha shanset e tij për afrim me Uashingtonin.

Sipas mediave serbe, Jakshic mendon në këtë pikë se ”Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”. Në këtë drejtim, ai thekson se një tjetër përpjekje e Vuçicit për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me Uashingtonin dështoi.

Për Jakshiçin, shpjegimi me të cilin kompania e dhëndrit të Donald Trump e braktisi projektin është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Njoftimi për tërheqjen u bë publik më 15 dhjetor – në ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, për shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të monumentit kulturor ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm. Dhe në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kompania investuese “Affinity Partners” pohoi se “vizioni ynë për projektin në Beograd ishte të ofronim një dizajn elegant dhe frymëzues, që pasqyronte përparimin e Serbisë”.

Jakshiç nuk ka dyshime se ky mesazh i dërguar nga ana tjetër e Atlantikut përputhet plotësisht me rrjedhën e marrëdhënieve amerikano-serbe të kohëve të fundit, teksa kujtoi shqetësimin që ngjalli sjellja e Vuçiçit në maj të këtij viti, kur ai u përpoq të hynte në konventën republikane në Florida, por u kthye pa u takuar me shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB