VIDEO ekskluzive/ Plagosja e ‘Guccit’, autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

18/12/2025 16:31

Top Channel ka siguruar pamjet e momentit të plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Neritan Trifoni, Kuçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i ka drejtuar armën. I kapur në panik ai ka tentuar të fshihet pas shokut të tij që ndodhej pranë, por autori vijon t’i afrohet.

Më pas ai ka vrapuar duke u futur nga pjesa e banakut të lokalit. Nga të shtënat ai ka mbetur i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim tre persona.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB