Pavarësisht viteve, José Mourinho vazhdon të shkruajë faqe të jashtëzakonshme në historinë e futbollit.

Me fitoren 2-0 ndaj Farense, ‘Special One’ ka dërguar Benficën në çerekfinalet e Kupës së Portugalisë dhe ka arritur fitoren e 750-të në karrierën e tij të pasur me trofe.

Klubi portughez e ka nderuar trajnerin me një fanellë speciale me numrin 750. Mourinho vetë, i zakonshëm për ambicien e tij të pakufishme, deklaroi: “750 fitore. Cila ka qenë më e rëndësishmja? E para? Benfica-Belenenses? Porto-Monaco në Champions? Finalja e dytë e Champions mes Interit dhe Bayernit? Ajo e mbrëmshme? JO! E ardhshmja!!! Fitorja e 751-të! Punojmë për të ardhmen.”

62-vjeçari ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Evropë, duke drejtuar Interin dhe Romën në Itali, Real Madrid në Spanjë, si dhe skuadra si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham në Premier League. Ka pasur edhe një aventurë në Turqi me Fenerbahçen, përpara se të kthehej në Portugali për të udhëhequr Benficën, pas eksperiencës së hershme në vitin 2000. Në mes, ka shkëlqyer me Porton dhe ka fituar gjithsej 26 trofe gjatë karrierës së tij, duke konsoliduar vendin si një nga trajnerët më të suksesshëm dhe ikonë e futbollit botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB