Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje…
Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, ka folur për raportin me trajnerin Massimiliano Allegri dhe për pritshmëritë e skuadrës. Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ai shpjegon se ndikimi i Allegrit është vendimtar.
“Ai është gjithmonë pranë nesh, u jep besim individëve dhe gjithë dhomës së zhveshjes. Për sukseset tona është thelbësor. Nga një trajner si ai mund të mësoj shumë.” Lidhja e veçantë ka të bëjë edhe me rolin që Allegri kishte si futbollist, të ngjashëm me atë të shqiptarit.
Për Jasharin, të luash te Milani ishte një ëndërr dhe ai bëri maksimumin për të arritur tek klubi kuqezi:“Club Brugge kishte shumë kontakte me klube të tjera, por unë kisha idetë e qarta dhe më shihja vetëm këtu.”
Për momentin, fokusimi është te kënaqësia në fushë dhe ndihma për skuadrën: “Punojmë fort për të luajtur në Champions sezonin tjetër, ky është objektivi ynë. Scudetto? Jo, është herët të flasim.”
Kur pyetet për Adrien Rabiot, Jashari nuk kursen fjalët e lavdërimit: “Nuk mund ta imitosh, secili ka cilësitë e veta. Si ‘lexon’ ndeshjen dhe si luan… është i veçantë.” Një njohje dhe respekt i qartë për ndikimin e mesfushorit francez brenda skuadrës.
Top Channel