Nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada
Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS-së për masë disiplinore për 29 deputetë të PD-së për situatën e krijuar në Kuvend, për të marrë vendimin ditën e nesërme do të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.
Sekretariati i Etikës do të mblidhet rreth një orë përpara mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.
Pjesë e Këshillit të Mandateve janë edhe pesë deputetët demokratë, për të cilët është kërkuar masë disiplinore.
Ata janë Elda Hoti, Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi, për të cilët nëse merret masë ndëshkimore nuk marrin dot pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.
Top Channel