Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje -Rrogozhinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Grabjanit. Në aksident është përfshirë një kamion i tonazhit të rëndë me një autoveturë Toyota Yaris në të cilën udhëtonte një familje.

Si pasojë e aksidentit mjeti Toyota është dëmtuar ndërsa personat e ndodhur në të kanë shpëtuar mrekullisht.

Nga hetimet e para lidhur me shkakun e aksidentit dyshohet se drejtuesi i kamionit ka hyrë me shpejtësi në rotondo.

Edhe pse drejtuesi i kamionit ka frenuar nuk ka arritur të shmangë përplasjen. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për procedurat e mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB