U shkarkua nga Presidenca, SPAK emëron Edvin Shvarc përgjegjësin e sektorit të raportimeve

17/12/2025 14:34

SPAK ka emëruar Edvin Shvarc përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.

Në mbështetje të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut III të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil, kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim dhe përfundimit të procesit të ankimit, njofton se, për pozicionin:

1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, Kategoria e ulët drejtuese, Klasa III-1, kandidati fitues është: 1. Edvin Shvarc”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB