Real Madridi ka arritur të marrë një fitore ndaj Talaveras në transfertë, me rezultatin 3-2, duke siguruar kalimin më tej në Kupën e Mbretit.

Los Blancos kishin disa raste në fillimin e ndeshjes dhe në mesin e pjesës së parë, por portieri Jaime Gonzalez bëri disa pritje të bukura.

Ndeshja u zhbllokua me një penallti që ishte e diskutueshme, por në mungesë të VAR-it, vendimi nuk u ndryshua dhe Kylian Mbappé shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 41-të. Vetëm pesë minuta më pas, Mbappé shënoi edhe golin e dytë.

Pjesa e dytë doli të jetë interesante, me Nahuel Arroyo që shënoi për 2-1 në minutën e 80-të. Por, kur Real Madridi ishte në vështirësi, në skenë doli sërish Mbappé, i cili shënoi për 3-1, duke lënë të kuptohet se ndeshja ishte mbyllur në favor të madrilenëve.

Në kohën shtesë, Gonzalo Ignacio Di Renzo shënoi dhe ngushtoi sërish rezultatin në 3-2, duke e lëkundur disi Realin, por asgjë nuk ndryshoi deri në fërshëllimën përfundimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB