Në kërkim për plagosjen e një personi, arrestohet 42-vjeçari në Kukës
17/12/2025 12:08
Kapet dhe vihet në pranga një 42-vjeçari në kërkim, i dënuar me 9 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:
-Xh. D., 42 vjeç, banues në fshatin Shtanë.
Gjykatës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në muajin gusht 2022, ka goditur me send të fortë shtetasin A. D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel