Kosova heq kufizimet në për importin e bagëtive nga Shqipëria, Agjencia e Veterinarisë konstaton se sëmundjet nuk janë më të pranishme

17/12/2025 11:40
foto ilustruese

Kosova ka hequr kufizimet për importin e bagëtive nga Shqipëria, pas konstatimit se sëmundjet në to nuk janë më të pranishme.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe WOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR si mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Influenza Aviare (gripi i shpezëve), serotipi me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit, duke lejuar importin e kafshëve të gjalla, përkatësisht deleve dhe dhive, si dhe produkteve të tyre.

Po ashtu, lejohet edhe importi i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve nga Republika e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB