Gjueti e paligjshme në Lagunën e Nartës, në rrezik edhe shpendët e mbrojtura të zonës

17/12/2025 13:38

Prej më shumë se një muaji, në Lagunën e Nartës po zhvillohet gjueti e paligjshme nga gjuetarë të ndryshëm, të cilët veprojnë fshehurazi kryesisht gjatë orëve të natës.

Prej më shumë se një muaji, në Lagunën e Nartës po zhvillohet gjueti e paligjshme nga gjuetarë të ndryshëm, të cilët veprojnë fshehurazi kryesisht gjatë orëve të natës.

Ata përdorin imitatorë zëri dhe kasa të maskuara, duke qëndruar të fshehur dhe duke gjuajtur në këtë lagunë, çka po shkakton dëme të rënda ndaj faunës së egër.

Si pasojë e kësaj veprimtarie të paligjshme, po rrezikohen seriozisht rosa të egra, si dhe shpendë të mbrojtur si flamingot dhe pelikanët, të cilët ushqehen dhe qëndrojnë në këtë zonë.

Laguna e Nartës është një zonë e mbrojtur ligjërisht, ku gjuetia është e ndaluar në çdo stinë të vitit, veçanërisht në këtë periudhë kur flamingot dhe pelikanët janë të pranishëm në çdo cep të lagunës.

Siç duket edhe në pamjet filmike, gjuajtjet me armë zjarri ( gjahu) ndodhin në zona të ndryshme të lagunës, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë jetën e flamingove dhe pelikanëve, si dhe duke dëmtuar rëndë ekosistemin e kësaj zone të mbrojtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB