Emri/ Të shtënat me armë në Mamurras, zbulohet identiteti i 50-vjeçarit të plagosur
17/12/2025 17:15
Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.
Siç mëson korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, personi i plagosur, Pjetër Marku, ka marrë plagë në dorë.
Ai është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit
Top Channel